Dollogozhda ka vegjetacion tė llojllojshėm. Duke filluar qysh nė ditėt e para tė muajit mars nėpėr kodra ēel thana, kukureku, luledelja dhe manushaqja. Nė prill fillojnė tė ēelin dhe tė gjithė pemėt tjera.
Nė pjesėn kodrinore rritet dushku, ahu, pisha, bagremi, gėshtenja, kreka, frashėri, pali etj. Prej pemėve me sukses rriten kumbullat, ftoi, dardhat, mollat, qershit, hardhia etj. Prej barnave ėshtė shumė e sukseshme jonxha dhe trendelina. Pra, nėse Dollogozhda ka ujė pėr vaditjen e fushės gjatė stinės sė verės, ka kushte pėr prodhimin e rendimenteve tė larta tė shumė kulturave bujqsore. Kur burimi i Dollogozhdės ka patur ujė pėr vaditjen e fushės janė kultivuar me shumicė nė Dollogozhdė specat, duhani, misri, fasulja etj.
Dollogozhdarėt thonė me tė drejtė, se nė Dollogozhdė mė mirė ėshtė tė ketė ujė pėr vaditje se sa njė fabrik. Ka disa vite me radhė qė nė Dollogozhdė nuk mbillet as misri, as duhani dhe as specat pėr shkak se mungon uji pėr vaditjen e arave pjellore.