|
|
| | ATHENA | |
| | Autori | Mesazh |
---|
ag
Numri i postimeve : 19 Registration date : 07/12/2008
| Titulli: ATHENA Fri Jul 03, 2009 8:17 pm | |
| Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
Nezir Myrta
THANA ILIRE - ATHENA - ATHINA
ETHANA - ETHENNE - ATHENNE
PREJ MITOLOGJISE DERI TE REALITTI
APO
PREJ MITOLOGJISE DERI TEJ DEFORMIZMIT
Prej mitit deri tek realja, aq sa kane kaluar periudha historike, po aq kaluan edhe periudha te deformimeve historiografike, duke shuar si zjarret diellore te tokes nje histori te ngrire ilire!
Thana Ilire ishte perendia e te gjitha te mirave ne jete, si personifikim i njeriut me fuqine natyrore - E Thana - Ethana, me fuqine e - te thenes, Asaj qe Thote, me fuqine e Thotit- Zotit, te ciles i besuan, iliret me te gjitha fiset e tyre ballkanike. Thana eshte Athena - Athina, perendia e lashtesise diturore. Miti mbi Thanen, mbeti realizim i mirefillte, nga antroponomi ne nje toponom qendror - emer gjeografik, ne nje djep te gjuhes, diturise dhe kultures antike njerezore. Vete Athina me tempullin e saj Akropolin,sipas G.F. Wiliams-it, "heret shume perpara ne koherat parahistorike, perpara se Homeri te kete kenduar vjershat e perendive dhe te heronjve, perpara se te shkruhej gjuha greke e vjeter, gjendej nje popull qe quhej - pellazg (pellgas, shen. aut.). Per kete popull shkroi historiani Herodoti, perpara qyteterimit te grekeve", por ne kemi pak shkrime te tij historike, lidhur meparaardhesit e illireve te lashte, jo qe nuk shkroi ai, por qe u zhduken te gjitha hallkat e keputura, qe ishin qe atebote dhe ashtu na mbeten edhe me te keputura derisot, historiogafi e humbur apo e tjetersuar ne dy pjese te te kulturave te botes, qe krijoi civilizimin dhe rregullimin boteror te sotem. Eshte e cuditshme sesi u zhduk gjithe ajo historiografi e vertete, me nje deformizem aqe barbar? Mjeshteria e madhe qe duket ne Panteon (Pantheoni panillirian shen. aut), vazhdon Williams-i, dhe ne Akropol te Athines, quhet ende pellgazgjike.Pellazget (pellgazet) i bene muret e forta dhe te trasha, qe ne i quajme , per te cilat profesori Pococke, thote se jane bere atehere, kur greket e Homerit nuk ishin ne qenie. Ne ato kohera parahistorike, shqiptaret jane te vetmit qe rrojne edhe sot. Vetem ne koherat e tashme u provua se pellgazet jane illiret e vjeter, te cilet jane dega e pare e indo-evropianeve, perandoria e te cileve shtrihej prej Azise se Vogel e deri ne Adriatik e deri ne veri te lumit Danub". Por, studimet topografike na shpiejne ne ethymologjine e lumit Iller ne Gjermani, me origjine nga Illirishtja, qe difton edhe vet emri, ku fisi i theutoneve (teutoneve), te cilet kishin emertimin e prejardhur nga rrenja illire, e qe pikerisht edhe ky emer lidhet me Tehutin qe eshte vertet, vet Thoti Skipe, "Hermesi i madheshtise se trefishte"(Hermes Trismegist) - edhe larg tej Danubit, qe me plot kuptimin e fjales eshte illirizimi evropian, kur Evropa ishte e zbaste nga njeriu dhe illiret populluan kete kontinentin e vjeter. Gjuha e kultura illire percaktohet ne topografine trekontinentale, me tre atllaset gjeolinguistik: Indi, Aleksandria dhe Illeri, te triat keto toponome illire. Gurmet antroponmike e toponomastike illre, na shpiejne jovetm ne Onomasiologjine europiane, por edhe ne pergjithesi ne Onomasiologjine boterore. "Illiret, qe u hodhen edhe ne Itali, ne Shqiperi gjenden nen emrin - toske dhe ne Itali gjenden me emrin , arbereshet tone, qe mbijetuan me gjuhen, kulturen, doket e zakonet e Arberise, neper shekuj, ashtu sikur stergjysherit illirian: galabret (Klabret, Kalabrezet), Japyget, Mesapet, Venetet... te cilet me gjuhen e kulturen illire, lulezuan Apeninet dhe gjithe Evropen Perendimore te sotme. Gjuha e kultura illire qyteteroi Evropen de boten! Per ta forcuar edhe me shume, theorine ethymologjike te emrit Thana (Athina), me Pantheonin illirian, si vazhdimesi historiogafike e gjeolinguistike, si Thana illire, vazhdimesia Pantheonike e bashkimit te besimeve illire ne nje, qe nga Thoti Skiptar, duhet te nisemi nga vet kuptimi i kompozites ne te dy te folmet (dialektet) shqipe: e thanne, e thenne, qe lidhen me perendine e lashte - Thotin. Thoti e Thana jane antroponome rrenjesisht te nje gjuhe illire-skipe, qe ndryshon vetem gjinija, poashtu linguistikisht ndryshojne emertimet e tyre ne gjuhet e pergjithshme boterore , ne lidhje me ethymologjine e perendive te antikuitit, G.F.Williams-i shton: "Me kot jane munduar te dijturit, te nxjerrin ndonje kuptim nga emrat e perendive te Greqise, duke pasur per ndihme gjuhen greke. Perkundrazi ne gjuhen shqipe, kuptimi i emrave e perendive eshte i plote dhe i kthjellte. Athina (Athena) vjen nga fjala shqipe - E THENA, Zeus, vjen nga fjala shqipe - ze, Zot; Nemesis, nga fjala - neme, Afrrodita, nga fjalet: afro e dita..." Perendia illire - Thana, si falsifikim antroponomik, si emertim i femres dardhane-illire dhe topografik, si emertim i qytetit te sotem - Athena edhe ne shqipen e sotme cuditerisht thirret - Athina. Pse u be edhe ky ndryshim nga emri - Athena, ne shqipen - Athina, ekzistojne sot disa theori, te cilat mbeten vetem si mythe a gojedhena, nga goja e popullit, sepse ne linguistike ende nuk ka ndonje percaktim shkencor dhe nuk ekziston ende ndonje fakt, qe do te na bindi e te jete i plotfuqishem, sikurse vet plotfuqishmeria e Thanes e Thotit illirian. Mendoj, per te hedhur ne drite disa fakte psiko-linguistike, e qe realisht mund te jene fakte filozofike, nisem nga intertoponomet e vet qytetit - Athina, qe perbejne emertimet urbane dhe si emra te pjeseve te qyteterimit qe dallojne, edhepse ne greqishten, ato kane kuptimin shqip, apo edhe jane krejt shqipe. Mund te verejme emertimin e lagjeve te Athines - lagja Plake - edhe ne greqishten e vjeter e te rene, qe pemendin edhe arvanitet dijetare, qe stergjysherit e tyre, "jane themeluesit e Greqise moderne". - Vet emerimi - Plake, qe ne shqipen kjarte eshte emertim moshe, pjekurie, pervoje, e topografikisht, emertim lashtesie. -- Fjala shqipe - Plake, mendoj, ne kuptimin filozofik: mencurine, diturine e thinjur, (plake e thinme, e thime, e thinne, duke kuptuar diturine e thinjur te lashtesise illire edhe eshte emertuar - e thinjura, E THINNA, - Athina. Ky alternim morfologjik dhe kuptimor ne shqipen, duket sikur iu ka larguar percaktimit te drejte linguistik, sepse ajo nuk eshte as Athena, as Athina, por - Thana, si vazhdimesi kohore antroponomike e Thotit, si toponom i sotem. Domethenia ethymologjike, qe lidhet me shprehjen - e thene, apo shprehja e lashte shqipe - e thenne, qe ka kuptimin si - e thenur, qe eshte rrenja shqipe - the (ti) apo - e thenna, tha (ajo) e thenura, ajo qe eshte thene, ne kuptimin filozofik - ka fuqi spjegimi me te holle (me te mencur) dhe lidhet me kuptimin - Thana e Thoti, me shume sesa - e thinna, apo - Athina. Pra, rrenja e foljes -the (gege-toske), nga shprehja - e thene, e thenne (toske) dhe - e thane, e thanne, e thanme (gege), si alternim - the, ne - thii (ne kuptimin - e thine, e thinne, e thime - kur njeriu plaket dhe i zbardhen floket, flokethinne, flokethime, e thinjur), eshte bere edhe per tu dalluar ajo - Athina shqipe, nga - Athena greke edhe ne kuptimin e mencurise me pervoje te lashte, si plaka ballkanike e diturise dhe pervojes historike, pasiqe nuk eshte mundur te shprehet e verteta linguistike. Plakonia ishte keshilli kombetar illirian per ndarjen e drejtesise ne mes njerezve, si emertim juridik i kohes. Anroponomet shqipe: Thani, Thana (Fana), Athani, Athanasi, Thanasi, Thanora, lidhen me emrin - Thana illire si perendia e te njohures e diturise se lashtesise. Nistorja e emertimit - A si kundershtim e hijesim psiko-linguistik, per te mbetur nen te - THANA, qe nuk ka mbetur - Athana, por Athena, vie si kundershtim ndaj toskerishtes shqipe, pasi vet Toskerishtja eshte perflakur me perafer, ashtu si gjeopolitikisht, poashtu edhe linguistikisht me Greqishten. Kurse, vetem per ndryshim kahjesh hrozonti, Gegenishtja dardhane paksa iu ka larguar hallkave historiografike te keputura hilliro-hellene, qe hilliret e hellenet e lashte duhet nenkuptuar si eterit e bijte, anipse linguistiisht shqipja niset, qe tej Dardhanelleve (Gryka e Dradaneleve) dardhane, e nga Dardhanusi i biri i Zeusit, qe eshte vet Zojsi, Zoti - emertimi shqip i fuqise mbinatyrore, krijuesit te boterave... Pleqet shqiptare ne shqipen e vjeter te folur thone: "Te ndihmofte Zojsi! Te rujtte Zojsi! Zojsin e paca (patsha) ndihme! Zojsi para e une mbas Tij!" Dhe pikerisht, nga kjo fjale shqipe-illire, u formua edhe emertimi - Zojs, per Zeusin gjer. Zeus (gjer. eu=oj), diftongu qe difton nje sinkronizim fonetik apo alternim fonologjik. Toskerishtja e Gegenishtaja, dy dialektet e shqipes. qendruan te perflakura, mu sikur d koka te nje trupi te Shqipes ne flamurin linguistik shqiptar. Njera perflakej me greket e tjetra me sllavet, gjithmone (embabadem) qe ka kuptimin Adem Baba Adem, lidhet me Ademin, Adamin, Te parin e Njerezise! Lashtesia e shprehur ne gjuhen popullore shqipe qe eshte nje togfjalesh shqip... Poashtu antroponomet shqipe, ne lidhje me fjalen - Thana, sipas vetave e zgjedhimeve te foljes - e thene (per te thene), si: Thomi, Thomai, Themistokli, Thanai, Thoma, Thomani, Thomas (ger. ang.) etj. poashtu lidhen me Thotin e Thanen illire. Emertimi - Thana, qe pernga kuptimi filozofik qendron me larg te sotmes, sikur nenkupton dicka ne kohet e shkuara, te largeta, qe nenkupton Ate qe eshte thene, Ate - qe Tha (Krjiuesi) dhe u be, Ate qe Tha dhe u krijua toka, Tha - dhe u krijua njeriu, Tha - dhe u krijua bima, Tha te behet uje - dhe u be, Tha te behet zjarr - dhe u be, Tha te behet Dhe - dhe u be! - Ndersa, tek emertimi - Thoti, duket sikur eshte dicka me i afert filozofikisht: Thot, Thot Thoti, sikur ne kohen e tashme, si krijues i diturise boterore (per ate edhe eshte ne mythologjine e gati te te gjithe popujve te botes, nga bota ekuatoriale), nga pellgasit, pellgazet, etniteti pellgazgjik, si populli i pare i botes.
vijon - | |
| | | ag
Numri i postimeve : 19 Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: ATHENA Fri Jul 03, 2009 8:18 pm | |
| vijon nga siper - Nezir Myrta
Thoti ka permasa boterore te njohjes dhe diturise, e te theologjise edhe sot, por me alternime te ndryshme morfologjike ne gjuhet indo-europiane e boterore. Rrenja e foljes shqipe-illire - THA, THOT krijoi emertime ne linguistiken i.e. duke percaktuar, se kush tha - Tha Ai, Thot Ai - Zoti dhe rrodhi veta e pare peremrit vetor - une, ne anglishte, pershkruhet linguistikisht - script - I - vijeza vertikale, qe nenkupton veprimin vertikal, ngritjen, syqeltesine, zgjimin - Ai qe eshte vertikal, (Ai qe s'fle, as s'kotet - zoti), qe qendron pip ne kembe, e keto jane shprehje shqipete vjetra me kuptim, - Une, Uni, universi, nga kuptimi theologjik, ne kumtimin linguistik shkencor; si ngritja e persosja e njeriut dhe zoterimi i botes nga - Une ( I ) ai. Njeriu me personifikim linguistiko-filozofik, Ai jam Une per boten ( I ) ai, zoterimi i botes nga njeriu, si qenia me e zhvilluar mentalisht! Mentt sundojne boten (mendja sundon boten). Mentt - eshte fjale lashte gege-shqipe-illire, qe pikerisht nga kjo fjale - mentt, mendt, (mendja, mendet) u krijuan fjalet emertuese indo.europiane: men, man - njeriu, anglisht - dhe mentsh, (menc) mentsch - njeriu, man - burre, gjermanisht. Pra, emertimi per fjalen - n j e r i u ne dy gjuhet e medha te sotme boterore, (ang. germ.) rrodhi nga illirishtja e lashte, nga fjala - ment, mendja, si perkufizim i dallimit te njeriut ne intelektin, mendjen e tij me te zhvilluar nga gjalesat tjera ne natyre! Mentt (mendja) sundon boten me diturine e njeriut dhe njeriu u emertua nga - mentt illire. Poashtu mendoj se, pershendetja anglishte - thank (thank you), si falenderim, fjale hyjnore, e shenjte, qe difton respektin dhe edukaten e njeriut, miresjelljen, qe duhet te vije si trashegim i falenderimit te Thanes illire (thanked = i,e,te falenderuar), - thanket ju dhe Ju ndigjoj, qe eshte shprehje e lashte gege-dardhane-illire. Gjithashtu, edhe ne gjermanishten, falenderimi i njejte, vetem si alternim i nistores, tingullit te pare - Th, ne D, (thank, ang. - danke, gjer.) si dhe rrodhi numrori i pare ne gjermanishte, numri - nje (1) ne AIN (ger. Ein). qe ka kuptimin Ai eshte Nje, pra nga kuptimi i shprehjes illire - THA AI. Poashtu, rrodhen antroponomi, Ajnshtajn (Einstein, A.), Ajnhajt (Einheit - Bashkim) etj. Pra, edhe falenderimi ne ang. e gjerm. rrodhi nga respekti per Thanen illire, pikerisht sipas kuptimit linguistiko-filozofik te shprehjes foljore - thane, e thane, gege-shqipe, si rezultat i mirenjohjes se njeriut ndaj njeriut dhe formimit te humanizmit ne shpirt. Rrenja e foljes shqipe-illire - THA (ai), THE (ti), ku rrenja - Tha, eshte filozofikisht me e larget nga krijimi i botes dhe i njeriut - kurse, THE eshte me afer lashtesise, apo femijerise se njeriut, - keta, sikur peremra edhe si trajta te shkurtera te peremrave, formuan shume kompozita indo-europiane e boterore. Pikerisht, duke bazuar ne emertimet - Thana e Thoti. Vet keto rrenjet e Shqipes illire (skipe illire), THA e THE, formuan fjaleformime, kompozita e togfjalesha indo-europiane edhe pothuaj ne te gjitha gjuhet boterore, qe i percakton Linguistika Gjenerale, si shprehje fonologjike e morfologjike, si antroponome e toponome, qe perkufizojne gati tere Onomasiologjine boterore, sikurse jane sot, qe nga fjalori fetar e deri tek fjalori shkencor kompozitat: THEZE (the+ze); teze, teza - THEMA (teme, tema tematika) nga - the+me / THEORIA (teoria, teorik-e, teoriket, teorika, teorikisht, teoricient-i-ja-et)/ THEOREMA (teorema), / DIATHEZE (diateze, diateza),/ ANTITHEZE (antiteze, antiteza),/ DIOTHEZE (dioteze, dioteza-Dioqeza),/ THEATER (teater-i, teatral-e), / AUTHOR (autor-i-ja-et), / THEODOR (Teodor-i), / PROMETHEE (Promete-u),/ THEOFIL (Teofil=Teo+fil = djali i zotit), /THEO (Theo= Zot), / THEOLOGJI ( Teologji, teolog-u-ja-et), / THEOLOGJIKE (teologjike, fetare), / THEOLOGIST (teologist), / THEMIDA (Perendia e Drejtesise), / THEOFRASTI / THEOFANI / THEIST (teist=fetar), / ATHEIST (ateist-i-ja-et= pafee), / THEBE, THEBA (Tebe, Teba, tebas-i-e-et= banoret e Tebes), / THERMI (termi, termat, terminolog,terminologjia), / THESPIUS (Tespius-i), / THEUTHRAS / THAUMANT / THALES (Talesi nga Mileti) / THALIA (Talia, Muza e komedise), / THEMISI / THESEU (Tezeu), / THESIDA / THESPIA / THESPIADA / THESOLANIK (Selaniku), / THOAS / THOANTA / THUQIDIDI / THAULLANT (Taulant, taulantet), THEUTA (Teuta), / PARANTHEZE (paranteze, paranteza), / METHODA / METHODIKA / (metoda, metodika, metodike), / METHODICIENT / BIBLIOTHEKA (biblioteka, qe vie nga dy fjalet shqipe-ilire: bibla + the, tha,ne kuptimin bibla thote - biblioteka) / PANTHEONI / ORTHOGRAFIA / ORTHOGRAFI / ORTHODOKS / ORTHODOKSAL-E / ORTHODOKSIZMI, / ORTHODOKSIZIMI (ortodoks, orodoksizimi...) etj. Ku, ne te gjitha keto kompozita indo-europiane e te gjuheve boterore, ekziston rrenja e foljes shqipe - THE, ose THA, te cilat gjenden: ne fillim, ne mes, apo ne fund te kompozitave te lartepermendura dhe qe te gjitha keto jane me origjine reale nga illirishtja e lashte - Ama e Shqipes se sotme. Fatkeqesisht, sot edhe ne vet shqipen e shkruar dhe ate letrare edhe ne shkencen shqiptare linguistike, ne Albanologjine, te gjitha keto kompozita jane deformime fonologjike, apo direktiva te Sllavistikes, qe i ka deformuar hegjemonia e tyre. Pse ta humbi shqipja origjinalitetin e vet linguistik, kur eshte vetiu historio-fonologjikisht, bija e Illirishtes dhe vet rrenja e gjuheve i.e.? Faktikisht, per ndryshim te mosmundjes se theksimit qe "nuk ua qet goja" sllaveve dhe nuk e kane ne alfabetet e gjuheve sllave dytingullorin TH shqip-illrian dhe thohet e shkruhet ne sllavishtet me tingullin T, sikurse: teo, teologija,teatar, Teofil, Teodor, Teolog, ortodoks, ortografija, ortograf...etj. Sllavet nuk ekane kete te dreje natyrore fonetike te theksimit t dytingullorit, TH as ne gjuhet e tyre te folura as te shkruara. Tingulli TH eshte tingull krejtesisht natyralisht i huaj. Fjala - thana, ne shqipen si botanom, apo emer botanik, bima, pema - Thana (Cornus mas L. - Cornaceae), bime natyrore, qe mbine vetiu (poashtu edhe mund te mbeltohet e shartohet me Thanen e bute), rritet ne kodra gelqerore, mbrone rrenimin e tokes; gjithashtu mbine vetiu e rritet ne vende te thata kodrinore, lugina etj. Thana ka fryte te kuqe me shije te tharte (thartine), apo ne fjalen e lashte gege-shqipe - tharpte, tharbte, tharptine-a, tharbtina, ku gjendet grupi i tokzanoreve - pt- cka karakterizon fonologjikisht masen e reaksionit te shpejte, te vrullshem, rrufe, po ashtu edhe si acid. Per shqiptaret, Thana eshte bime hyjnore, qe nga lashtesia dhe Mythi mbi Thanen eshte percjellur si gojedhene, e tash ka mbetur si myth. (mit mitike). Shqiptaret e vjeter, besonin se Thana eshte fuqia hyjnore e te folurit, miresise, shenjterise, te te njohures, te diturise, te pjellshmerise, rritjes, bymimit (si tek maja, apo tharmi i bukes, fermentet e enzimet), hyjnia e gufimit te shendetit te njeriut. Kur kane vonuar femijet te flasin, kane vonuar te ecen, apo ishin shendetligj, plakat i conin nen nje Thane dhe luteshin asaj, duke menduar se fuqia e Thanes, do t'ua filloje te folurit, ecjen, zhvillimin, bymimin e shendetit (me gufe shendeti), si bestytnii - "Oj Thane, jepna shendet, fortesi, e pjellore si Ti, tefillona gojen e guhen, oj Thane - E Thanna e zotit!" Thana, si bionom-botanom shqip-illir, por edhe kuptim theologjik (qe fjala - theologji, ndoshta nuk eshte kuptuar si fjale shqipe), te cilen vetem shqipja mund ta percaktoje tok me te gjitha ato kompozita i.e. (te paraqitura ne kete studim), ku formohen nga rrenjet - tha, the, theo=zot, ku zanorja - O, percaktonte diellin, kurse ne kompozite eshte lidhse fonomorfologjike, qe i lidhe dy rrenjet: the, e - log (log, logu, prova, studimi, sprovimi i diturise e shkathtesise se njeriut), sikurse ne shkencat tjera perkatese. Shkenca dhe feja (religjioni), heret nuk ishin aq te ndara perkah pikepamjet e tyre ideore e theorike mbi natyren e njeriun dhe nje periudhe te gjate kohore mbizoteronte feja, sepse vet shkenca ishte themeluar ne predispozita fetare, perderisa, filloi shkenca ta spjegoje realitetin boteror dhe nga prizmi theologjik, shpertheu me kibernetiken duke mbijetuar mbi theologjine edhe sot, sikur duket, po mbijeton shkenca edhe vet krijuesin e saj - njeriun. Ashtu, sikurse ishe shprehja e lashte: deux et machina (perendi prej makine). Sot, me pare vjen ne shprehje, - perendi prej makine, sesa perendi prej njeriu. Thoti ne aspektin global dhe Thana ne ate kontinental gjate antikuitit, njihen si perendi te te folurit te njeriut, derisa, e folura (te folurit), u kthye ne zo, za, ze, tinguj, per te cileve u formuan alfabetet e gjuheve indo-europiane e boterore Thana e Thoti - dy emertime me gjini te kunderta dhe me kuptim linguistik te njejte, dy fjale te skipes illire (shqipes illire). Nga Thana e tek Thoti skipe, ndajne e largojne shume periudha historike, prej formimit te vetedijes njerezore, qe vet vetedija e njeriut, ka aso rritje te shumefishta edhe poashtu ka renie te shumefishta gjate Historise. Thana apo Athana - Athena , nga kuptimi i shprehjes shqipe -a thanna, a thenne, ketu edhe si kundershtim foljor ne kuptimin e mendimit - e thashe, a thanna, a thenna, a thenne, edhe sikur te jene formuar fjalet ATHANA, ATHENA, ATHENNE -sido qe te bie hulumtimin ne studimet shkencore linguistike, percaktimi i vet i drejte i emertimit - Athena, eshte direkt nga gjuha shqipe-illire dhe eshte edhe athenne illire dhe eshte kjarte nje kompozite skipe-illire. Ky ekuacion mathematiko-linguistik, ne cfaredi menyre te fillohet te shtrohet si zgjidhje fonetike e morfologjike si dhe ne permasat fonetiko-historike percaktimi real i emrit Athenna, eshte nga folja shqipe - e thene dhe ne cfaredo forme te shtruarjes linguistike - del zgjidhja e njejte shqipe-ilire !
Studimet u botuan ne revisten elektronike rruzull.com 2000-2002 | |
| | | | ATHENA | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|