Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Empty
MesazhTitulli: Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare   Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Icon_minitimeTue Jul 31, 2007 6:17 pm

Shoqata pėr Inciativė Qytetare "PROGRESI" nė statutin e saj parasheh edhe marrjen e inciativave pėr ruatjen e traditave tona kombetare dhe atė tipike Dollogozhdare.
Pėr kėtė arsye mė 30 Korrik nė ora 17,aktivistėt e saj nė bashkpunim me rininė dollogozhdare shpalosen disa aktivitete tradicionale.Dita e 30 korrikut ėshtė pagėzuar si " Dita e Rrapit" si simbol shekullor qė e karakterizon kėtė fshat.
Me inciativen e Z.Idriz Bilali edhe pse ket vite ky manifestim i mbush 2 vjet per organizimin e saj,dollogozhdaret te gjithe ndjeheshin te bashkuar ne nje vend.
Programi i kėti lloj manifestimi parasheh disa lloj aktivitetesh tradicionale si shembul "Loja e Vrapimit" ne te cilen marrim pjes vrapues dhe vrapojn deri ne kapjen e peshkirit dhe fituesi ne ket vit ishte i njejti person qe fitoj edhe vjet Adis Arsllani te cilit i dhurohet 50 euro si shperblim dhe po ashtu shenohet ne librin e traditave dollogozhdare.
Lloj tjeter te aktiviteteve mund te cekim terheqjen e litarit, loja me Bzzzz.
Po ashtu kete manifestim nderojn edhe Shka "Besa" te cilet ishin te pregatitur me nje valle me motive dollogozhdare.
Disponimit ne publik e shtojn kenga "Moj dollogozhdare" te kenduar nga Miniri Jusufi.
Nga se ky manifestim eshte si nje perkujtim i traditave dollogozhdare Adrian Miftari dhe Seria Ziba kendojn nje keng me motive te vjetra.
Manifestimi doli teper i sukseshem duke mos len anash edhe ne mbremjen e 30 korrikun ku ne kafeterine Beto ne Dollogozhde rinia dollogozhdare u gjind e bashkuar ne nje vend mbi te cilen mund te numerojm afersisht 170 rinista nga Dollogozhda.
Te gjith dolen te kenaqur rreth 4 ore disponim brenda ne nje atmosfere te rralshme dhe te paharrushme.
Shpresojm se edhe ne manifestimet tjera Rinia dhe bashkqytetaret do respektojne njeri-tjetrit dhe per ni moment do jen te bashkur.
Sic e dim tash se motoja e keti manifestimi eshte " Dollogozhdar kudo qe te jeni ne ket dat te gjithve tju kemi "

Pregatit :Argent Alasani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Empty
MesazhTitulli: Re: Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare   Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Icon_minitimeTue Jul 31, 2007 6:31 pm

Ditet e rrapi 2007-Takimet Dollogozhdare


AGIM DAUTI

Fshati i jone Dollogozhde eshte vendbanim shum i lashte kodrinoromalor i ndertuar ne rreze te malit karaorman ,dhe sot Dollogozhda numeron afer 600 shtepi dhe rreth 3500 banor.Banoret e Dollogozhdes jane mare kryesisht me bujqesi dhe blegtori dhe artizanate te ndryshme.
Sipas atyre pak shenimeve,sipas gojdhenave,sipas germimeve arkeologjike por dhe sipas tradites len te kuptohet se eshte vendbanim ilir.
Kemi qene dhe jemi popull mikeprites dhe bujare.Gjate historise shekullore njihemi si vendas human kemi ndihmuar dhe ndihmojmekur e ka lyp nevoja e vellezerve tane si ne rrethine ashtu edhe me large.
Te pakta jane shenimet nga e kaluara per te treguar me se miri historikun e vendbanimit tone por ka te shumta jane traditat e nje kulture madheshotore te ruajtur brez pas brezi.
Jane te shumta kremtimet e festive te ndryshme te cilat dhe sot e kesaj dite dite po festohen.Eshte nje tradite qe rrall kush tjeter e gezon.Te ruajtura jane shum festa dhe trashegimi tjera etnokulturore.Populli jone ka ditur qysh ne kohrat me te hershme te bejn ndarjen e stineve,ashtu eshte festuar fillimi i pranveres,veres,vjeshtes dhe dimrit.
Jane shum festa qe jane festuar te shoqeruara me rituale te ndryshme si me pregatitije te ushqimeve ashtu dhe te shoqeruara me lojra te ndryshme etnike popullore te shoqeruara po ashtu me vargje te krijuara nga vet populli te cilat jane thene gojarisht ose jan recituar ose kenduar.

Si festa me te njohura jane :

Dita e veres
Dita e ujit (kjo dite eshte e njohur si dita e shen gjergjit ku ka filluar vera dhe punet bujqesore)
Dita e eremise
Dita e bukes ose si qe e kane quajtur dita e kercmes (vlen per tu theksuar se kete dite festoon vetem vendbanimi yne )
Dita e botes ( qylli i tokes qe eshte perdorur per lyerjen e shtepive)
Fetsa e veres
Festa e kalase
Dita e shen mitrit (dita kur mbaron vjeshta dhe fillojne pregatitjet per dimer)
Dita e shen ndreut (mesi i dimrit)

Jane te shumta keto festa "si dhe ditet tjera festive te tradites se dasmave tona ruatja e asaj tradite.
Vlen te permendet edhe veshja karakteristike per vendbanimin tone si per burrat ashtu dhe per grate.
Duke pare se keto tradita te ruajtura deri me tani bres pas brezi,ne pakujdesi po lihen ne harrese dhe kjo tradite dale ngadal po vjen duke u zhdukur,nga disa dashamire te tradites e kultures tone u mor inciative per organizimin e nje manifestrimi per te kthyer ne kujtesen tone,ose me mire te themi qe te mos i harrojme por te fillojme ti ruajm dhe ti festojme e ti tradhegimojme dhe ne brezat qe vin pas.
Ky manifestim po mbahet per here te dyte dhe eshte i emeruar "Dita e Rrapit" duke u bazuar ne madhestine e ketij rrapi shekullor.
Rrapi jone eshte nje dru shum i lashte dhe duke e pare ate nuk na ngelet gje tjeter vec se te kthejme kujtesen tone ne historine dhe traditat me te hershme se vjetersia e ketij rrapi.
Ai rrin krenar aty ne vend te vet dhe na jep guximin dhe fymezimin dhe na meson qe kurr mos ta harrojme te kaluaren tone.
Po,ky manifestim eshte emruar "Ditet e Rrapit".Sipas gojdhenave nga te paret tane ky dru mjaft i vjeter duhet ti ket rreth 250 vjet,dhe nga gojdhenat dime se prejardhjen e keti Rrapi vjen nga Elbasani,kurse disa te tjer thon se vjen nga Gjirokastra.Por duke pare se ne keto vende ka kaluar rruga "Via egnatia"dhe duke u bazuar ne tregtin te lidhur dhe te perhershme ne mes te rretjit te Struges dhe te Elbasanit mund te theksohet se prejardhja e rrapit vjen nga Elbasani.
Nen hijen e ketoj rrapi jane mbajtur shum kuvende burrash jane marre shum vendime historike.
Edhe pse akoma te pa ndricuara mire dime dhe kemi mesuar se jemi popull me histori shum te lavdishme dhe me tradite etnokulturore shum shekullore.Shpresojme se historianet tane do ti hyne nje pune mjaft te rende shkencore per te nxjerre ne drite historine si ate me te hershme ashtu dhe kete me te voneshme.
Eshte detyr dhe obligim i jone qe brezave qe vin pas tu leme ne menyre sa me origjinale historine dhe traditat tona shekullore.
Sipas shenimeve historike dhe gojedhenave jemi popull qe kemi trguar heroizem te pa shoq duke u dale ne ndihme vellezerve tane ne te gjitha trojet etnike.Te paret tane e dim se kane marre pjese ne shume luftra kunderpushtuese,si me heret por edhe ne historine e mevonshme ne luftra si ndaj turkut ashtu ndaj grekut,bullgarit dhe serbit.Poashtu dhe ne luftrat ballkanike,si ne luften e pare ashtu edhe ne te dyten boterore.Ne kohen shum me te vonshme djemte tane moren pjese aktive ne luften e Kosoves,Presheves dhe Bujanovc per tu cliruar nga regjimi serb,si dhe ne konfliktin e vitit 2001 ne Maqedoni.Jemi bujar dhe mikprites kete e deshmuan dhe ne mikpritje te vellezerve tane kosovar te debuar nga regjimi serb nga trojet e tyre.U dhame buk,krype dhe zemer ashtu si din dollogozhdaret.
Ky manifestim mbahet per ate qellim qe te kujtojme dhe kurr mos harrojme historine dhe traditat tona etno-kulturore.
Jemi popull me shum vuatje.Sot kemi dhe nje plag tjeter qe na dhemb te gjitheve,Mergimin.Nuk eshte per tu habitur nese thuhet se gjyshmen e dollogozhdareve e kemi jasht shtetit,si ne Europe,Amerike,Australi dhe ne shum vende tjera anembane botes.I kemi jashte hijes se fresket dhe jashte mbrojtjes se ketij rrapi shekullor.
Ky manifestim po mbahet ne kete kohe te diteve te nxehta sepse tani ju te dashur vellezer e shfytezoni kete kohe per ti kaluar pushimet tuaja dhe per tu cmallur me vendlindjen.
Kushtet ekonomike dhe politike ju kane detyruar te merrni rrugen e dhimbjes e te loteve,per te punuar ne vende te huaja te cilet kane nje histori,kulture, e gjuhe te ndryshme nga ajo e jona.Jemi te bindur te gjithe ne se ju me dinjitet dhe krenari u percillni femijve tuaj historine,traditen e kulturen tone te lavdishme.Ne qe jemi ketu jemi te obliguar te punojme dhe me kesi manifestim ka dhe nje qellim tjeter takimin me ju ku do te cmallen vellau dhe vellane,miku me mikun etj.
Me padurim presim kthimin tuaj ne vendlindje.Jeta eshte e shkurter dhe nuk e dime se ne vitin e ardhshem a do te shihemi perseri.
Dhe ju ktheheni te dashur vellezer dhe ne kete kohe j jepni gjalerrine Dollogozhdes tone.Por ky takim eshte shum i shkurter,kalon koha dhe vjen dita e ndarjes se perkoshme.Ju niseni perseri rruges se mergimit,rruges se dhimbjes dhe te loteve.
Qajme ne,qani ju,loton dhe rrapi ne heshtje.
Prandaj dollogozhdare kudo qe gjendeni ne Korrik ne Dollogozhde te jeni
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Empty
MesazhTitulli: Re: Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare   Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Icon_minitimeTue Jul 31, 2007 6:32 pm

HAPJA E PROGRAMIT

Pershendetje te ngohta te gjith te pranishmeve ne kete tubim tradicional.
Te ndruar bashkqytetar ,te nderuar Dollogozhdar,zonja dhe zoterinj.
Shoqata per incijative qytetare "PROGRES" eshte shoqate relativisht e re dhe ne statutin e saj nder tjerash parasheh marrjen e inciativave per ruatjen e traditave tona kombetare dhe ate tipike Dollogozhdare.
Aktiviteti i dites e stome ,edhe pse mund te themi se jane simbolike perseri tregojme fillimin e festimit tradicional te kesaj date,pra 30 korriku si "DITA E RRAPIT"
Qellimi kryesor i ketij manifestimi eshte ruatja e vlerave dhe traditave kombetare,takimet familjare dhe bashkfshatare,takimi i rinise tone me rinine e bashkqytetareve tone qe perkohsisht jetojne jasht vendit.
Pra motoja e kesaj dite le te jete :
"Dollogozhdar kudo qe jeni ne kete date ne Dollogozhd tju kemi"


Idriz Bilali
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
ArGeN--t
Admin
Admin



Numri i postimeve : 859
Age : 34
Vendodhja : Dollogozhdė
Registration date : 02/12/2006

Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Empty
MesazhTitulli: Re: Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare   Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Icon_minitimeTue Jul 31, 2007 6:34 pm

Programi

Prezantusja 1 -Arta Bilali

Prezantusja 2 - Besarta Zhaku

Prezantusja (1)

Te nderuar bashkvendas,dhe ju vellezer e motra qe perkohesisht jetoni ne mergim,mir se keni ardhur ne kete manifestim <<DITET E RRAPIT 2001 >> I cili manifestim eshte organizuar me nje etnokulturor per rujtjen e traditave tona shekullore.

Prezantusja (2)

Shum e dashur vendlindja ime dhe ju vellezer e motra qe jetoni ketu dhe me dinjitet e xhelozin me te madhe i ruani keta tradita shekullore,mire se ju gjetem ne vendlindjen tone te dashur.Ne qe perkohesisht jetojme ne boten e jashtme,ne cdo kohe dhe cast mendjen e kemi tek ju,shfrytezoj rastin qe ne emrin tim personal dhe ne emer te gjith mergimtareve ju pershendes dhe falimenderojm organizatorin per kete manifestim.

Prezantusja (1)

Populli shqiptare eshte populli me i vjeter ne Ballkan.Ne jemi pasadhesit e ilireve,jemi shum krenar se jemi popull me histori,tradit e kultur shum me vlere.


Prezantusja (2)

Si i gjithe populli shqipetar ashtu edhe ne Dollogozhdaret kemi historin dhe kulturen tone,traditen tone tipike Dollogozhdare te lashte sa e gjithe historia e jone e lavdishme.

Prezantusja (1)

Me lejoni qe ne fillim te ftoj para jush te mar fjalen e ta deklaroj te hapur kete manifestim z.Idriz Bilali

Prezantusja (2)

Ky program eshte i pasuruar dhe me pika muzikore.Ne radh te pare eshte kenga "Moj Dollogozhdare " -kendon Minir Jusufi

Prezantusja (1)

Referatin per historin dhe etno kulturen do ta lexoj Vegim Zhaku.


Prezantusja (2)

Valle popullore " Motive Dollogozhdare"
Luan grupi i valleve Shka "Besa"

Prezantusja (1)

Vendlindja jone eshte e pasur dhe me lojrat e ritet e veta tipike te pastra Dollogozhdare ju ftoj qe bashkarisht te ndjekim lojrat e luajtur nga djemt e fshatit tone,e para ka demethenie heqja e litarit dhe e dyta lojra Bzzzzz

Prezantusja (2)

Sic e degjuam ne referat Dollogozhda ka shum festa te cilat i ka ruajt dhe i ruan.Dollogozhdaret ne cdo manifestim pas cdo beteje,ne dasma e manifestime tjera kane pasur oden e burrave,ku pas cdo kuvendimi kane kenduar kenget e lavdishme.

Prezantusja (1)

Kenge burrash te Dollogozhdes kendojn : Ardian Miftari dhe Seria Ziba.

Prezantusja (2)

Loja etnike tipike e vendit tone

Prezantusja (1)


Gjate dasmave te bera ne vendin tone ka pasur ceremoni,loja e rite te ndryshme,Nje nder ta eshte dhe vrapimi pas rizes "PESHQIRIT".Ne kete loje rite eshte demostruar shpejtesia zgjuarsia dhe forca e djemve te ri pjesmarres ne dasem.Fituesi ka fituar dhuraten e merituar.
Ju ftoj ju dhe pjesmarresit ne loje ta fillojn garen.

Prezantusja (2)-Prezantusja (1)



Eshte me rendesi dhe obilgim i yni te ruajm traditen tone.Per cdo manifestim ka shum angazhime,pune e nevojiten mjete financiare.Per te organizuar kete manifestim falemendrojm sponzoret qe na ndihmuan ,dhe ate :

Falemenderojme Komunen e Struges dhe kryetarin e saj Ramiz Merko.

Kafeterin "DUTI" -Dollogozhde

Supermarket "NEZIRI " pronar Dituni Neziri

Nermarrja ndertimore "Armend " me pronar Faik Oxha

"Coma Komerc" pronar Dashmir Coma

"Rush dhe Lab " pronar Rruzhdi Bilali

Ndermarrja per venien e pllakave "Bariu" pronar Shkelzim Bariu

Ndermarrja "Bleard Kompani" pronar Gazmend Dani

Ndermarrja ndertimore "Gafo Kompani" pronar Afrim Kurtishi

Perfaqsusin e ndermarrjes austriake "Ardex" Tefik Dalipi


Prezantusja (1)

Te nderuar bashkvendas organizatoret e ketij manifestimi ne programin e tyre vjetor kane parapar ne kete kohe nje manifestim edhe me te madh ku do te manifestohet etnokultura jon jo vetem ne lojra,por edhe ne shum rite te ndryshme



Prezantusja (2)

Prandaj apelojm tek te gjithe ata qe kane mundesi qe te ndihmojne kete manifestim dhe manifestime tjera me nje qellim te vetem, te ruajm traditen tone shekullore,ne jemi shqiptare dhe shqipetare do te ngelim.



Prezantusja (1)

Ne vazdhim do te ndjekim eshe nje here valltaret e Shka "Besa" me ballen me motive te vallesh se shqiponjes

Prezantusja (1)

Te nderuar mysafire qe moret pjese ne kete manifestim

Prezantusja (2)


Me kete pike muzikore mbaroi ky manifestim i sivjetshem
"Ditet e rrapit" ju falimenderit per prezencen
1+2 Mirupafshim ne manifestime tjera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.eu
anonimja-dollo

anonimja-dollo


Numri i postimeve : 136
Vendodhja : Ne erresiren e mergimit..
Registration date : 22/12/2006

Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Empty
MesazhTitulli: Re: Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare   Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Icon_minitimeSun Aug 19, 2007 9:15 pm

eh mer argent mir me vjen qudi me ti ni send se iq nuk purton te lumte vec vazhdo keshtu un per vete nuk e kisha shkrujt gjith kete sikur mali te beheshte fush hehe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dollogozhda.be
Sponsored content





Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Empty
MesazhTitulli: Re: Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare   Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Festohet "DITA E RRAPIT" Takimet Dollogozhdare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 30 Korriku Dita E Rrapit Ne Dollogozhde
» [b]Festohet 28 Nentori Ne Sh.F "Nuri Mazari"-Dollo
» Festohet Patrionati i Shkolles Fillore "Nuri Mazari&amp
» 7 Marsi-Dita e dijes dhe perparimit, 8-Dita e Gruas!
» Botohet "Filloristi" ne SHF"Nuri Mazari"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Arkivi I artikujve tė mėparshėm-
Kėrce tek: