Ladorishta ėshtė njė ndėr fshatrat mė tė mėdhenj tė rajonit tė Strugės . Ai ka rreth 700 shtėpi dhe mbi 4500 banorė . Ky fshat ndodhet nė pjesėn jug-perėndimore tė Strugės , rrėzė malit Jabllanicė dhe kufizohet me Republikėn e Shqipėrisė . Ka tokė pjellore , kullosa dhe pyje . Popullata merret me bujqėsi dhe blektori . Fshati ėshtė kodrinoro-malor dhe ka njė lartėsi mbidetare prej 700 metra deri mė 820 metra.
Nė Ladorishtė dikurė kanė punuar shtatė mullinj , ndėrsa tani nuk ka ujė qė tė punojė edhe njė mulli i vetėm . Banorėt e fshatit Ladorishtė janė tė gjithė shqiptarė . Nė fshat funksionon shkolla fillore nė tė cilėn e ndjekin mėsimin 900 nxėnes . Nė fshat ka shum dyqane , puntori te vogla , fabrika , internet klube e tj. Nė fshat ėshtė e organizuar jeta kulturore dhe sportive nėpermejt aktiviteteve te klubit futbollistik Pėrparimi dhe SHKA Valėet e Liqeni ku janė pėrfaqėsuar nėper shum festivale si vėnde ashtu edhe jasht duke u nderuar me shum ēmime dhe lavdėrata. Nė ladorisht gjithashtu ndodhen rrėnjė tė trashigimis kulturore si Ura e gurit(OPALE). Popullata i takon religjionit islam dhe ka dy xhami .
Por, pėr rreėnjėt e thella nė histori tė kėtij vendbanimi flasin edhe gjurmėt e vendbanimit Ladorishte qė daton qė nga koha e antikitetit tė vonshėm , qė ndodhet nė pjesėn lindore tė fshatit , si dhe ato tė varrezave tė jevgjitėve , apo bazilikės paleokristiane (shekulli V) dhe nekropolit qē i takon shekullit tė VII VIII .Si tek tė gjith venbanimet shqiptare edhe nė fshatin Ladorisht njė pjes e banorėve jetojnė dhe punojnė pėrkohėsisht ne vendet perėndimore si nė Europ dhe SH.B.A.