Numri i postimeve : 859 Age : 34 Vendodhja : Dollogozhdė Registration date : 02/12/2006
Titulli: Belic Sun Feb 08, 2009 2:29 am
Fshati Belicė ndodhet vetėm pesė kilometra large qytetit tė Strugės nė njė lartėsi mbidetare prej 730 metra . Nė territorin e kėtij fshati ka tokė tė punueshme dhe popullata merret me bujqėsi . Fshati numėron rreth 170 shtėpi .Banorėt e kėtij vendbanimi janė tė nacionaliteteve tė ndryshme shqiptarė , maqedonas dhe vlleh . Edhe nė kėtė vendbanim njė pjes e popullatės shqiptare ndodhet jasht vendit be punė dhe banim tė pėrkohshėm .
Nė kuadėr tė kėtij fshati funksionon shkolla fillore deri nė katėr vjet , ndėrsa mėsimin e mėtutjeshėm nxėnėsit e kėtij vendbanimi e ndjekin nė fshatrat fqinjė prej klasės sė pestė deri nė klasėn e tetė . Nė fshat ka shitore dhe puntori private tė vogla . Nė kėtė fshat ka gjithashtu njė xhami dhe njė kishė , pra popullata i takon besimit islam dhe ortodoks .
Edhe nė kėtė fshat ka gjurmė tė sė kaluarės , ndėrsa eksopnatet e saj janė : kisha e vjetėr Arangjell '' , qė daton nga mesjeta ; vendbanimi i vjetėr nga koha e hekurit qė ndodhet 400 metra nė perėndim tė fshatit ; Krasta '' ; kisha mesjetare Shėn Petka '' , e tj .