Numri i postimeve : 859 Age : 34 Vendodhja : Dollogozhdė Registration date : 02/12/2006
Titulli: Bixhov Sun Feb 08, 2009 2:27 am
Fshati Bixhovė ndodhet 7 kilometra larg qytetit tė Strugės nė anėn lindore tė saj . Fshati ndodhet nė terren tė rrafshėt dhe ka njė lartėsi mbidetare prej 700 mertash . Boxhova ka 120 shtėpi dhe ka 600 banorė. Fshati Bixhovė ėshtė njė ndėr vendbanimet e pakta ku jeton populate e pėrzier pjesėn dėrmuese e pėrbėjnė shqiptarėt dhe pjesėn thjtėr e pėrbėjnė maqedonasit . Njė numėr i konsiderueshėm i banorėve tė kėtij vendbanimi kanė ardhur nga vendbanimet e tjera tė rajonit tė Strugės .
Nė fshat funksionon shkolla fillore deri nė klasėn e katėrt ku mėsimi zhvillohet nė dy gjuhė mėsimore nė gjuhėn shqipe dhe maqedonase , 50 nxėnės vijojnė mėsimin nė shkollėn e kėtij lokaliteti , ndėrsa prej klasės sė pestė deri nė klasėn e tetė nxėnėsit shqiptarė vazhdojnė mėsimin nė shkollėn filore te fshatit Livadhi , ndėrsa nxėnėsit maqedon vazhdojnė mėsimin e mėtejm nė shkollėn fillore tė fshatati Drasllavicė .
Nga objektet fetare fshati posedon njė xhami qė ėshtė ndėrtuar me iniciativėn e Nafėz Pollozhanit dhe njė kishė e cila mban emrin Shėn Spas '' . Nė fshat ka shitore private dhe disa puntori tė vogla . Banorėt e kėtij fshati nė numėr mjaft tė madh kanė emigruar pėr shkaqe ekonomike , por edhe politike jashtė vendit . Tre kilometra larg kėtij vendbanimi ndodhen varrezat e vjetra . Ky vendbanime ka mjaft tokė pjellore dhe pėr kėt arsye njė pjes e popullsis merret me bujqėsi .