Fshati Misllodezhd gjendet 18 km nė lindje tė fushė sė Strugės dhe 7 km larg Dollogozhdės ish komun kjo nė tė cilėn gravitonte ky vendbanim. Misllodezhda nė anėn jugore ka malin Karaorman dhe ndodhet nė njė lartėsi mbidetare 945 m. Nė territorin e saj ka pyje , kullosa dhe tokė te punueshme . Banorėt e kėtij vendbanimi , kryesisht merren me bujqėsi , blegtori dhe njė pjesė e banorėve merren edhe me pylltari , ndersa nuk janė tė pakėt edhe ata misllodezhdas qė punojnė dhe jetojnė pėrkohėsisht jashtė vendit . Tė gjithė banorėt e fshatit Misllodezhd janė shqiptarė.
Nė fshat funksionon shkolla fillore nė tė cilėn mėsimin e ndjekin 160 nxėnės. Dikur ka funksionuar ambulanca nė qender te fshatit por nė ditėt e sotme ėshtė jashtė pėrdorimit dhe nuk funksionon mė si ambulance. Nė fshat ka disa ndermarje private si pularia , shitore , internet club e tj , gjithashtu ka edhe njė xhami qė ndodhet nė qėnder tė fshatit . Misllodezhda ka 130 shtėpi dhe rreth 800 banorė .
Se nė mesjetė kėto troje kanė qenė tė banuara flasin edhe dėshmit e kėsaj kohe nė fshatin Misllodezhdė. Kisha e poshtme 2.3 kilometra nė veri-perėndim tė fshatit dhe kisha qė ndodhet 3 kilometra nė ver-ilindje tė tij , dėshmojnė pėr rrėnjėt e thella tė tij nė histori. Nėpėr kėtė vendbanim kalon rruga qė lidh qytetin e Strugės me fshatrat e malsis tė kėtij rajoni .